Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

7 gusht 2019

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga 01.07.2019 filloi me zbatim regjimi kohor i komunikacionit në periudhën e verës nga 01.07. deri më 31.08 në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese, masa e përgjithshme e të cilëve kalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët me temperatura ekstreme të larta.

Intervalet kohore janë këto: e premte 17:00 – 22.00, e shtunë: 09:00 – 18:00 dhe e diel: 09:00 – 22:00. Në ditët me temperatura të larta ekstreme,të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00. Kufizimi nuk ka të bëjë për automjetet të cilat transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura të drithit, mall që prishet lehtë, naftë dhe derivate të naftës, transport të materialeve të rrezikshme dhe automjete të cilat kryejnë transport për kompani të cilat kanë marrëveshje të arritura për kryerjen e projekteve në rrugët shtetërore me NP “Rrugët shtetërore”.

Ndalesë për automjete të rënda transportuese në rrugën magjistrale A2: Nga 01.07.2019 filloi me zbatimin e regjimit kohor të komunikacionit në periudhën e verës nga 01.07 deri 01.09 në rrugën magjistrale A2 pjesa Shkup-Ohër-Shkup metë cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilëve kalon 7,5 tonë gjatë vikendeve.

Intervalet kohore janë këto: e premte 15:00 – 22:00, e shtunë: 07:00 – 12:00 dhe 18:00 – 24:00 dhe e diel: 07:00 – 22:00. Ky regjim i veçantë i komunikacionit vendoset gjatë verës me qëllim të shmangies së ngecjes në komunikacion në aksin rrugor drejt vendit më të vizituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, uljes së ngecjeve në pikat pagesore dhe në përgjithësi rrjedhë më të shpejtë të automjeteve dhe lëvizje pa pengesa të turistëve. Kufizimet nuk kanë të bëjnë për automjetet të cilat transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, drithëra dhe kultura të drithit dhe mall që prishet lehtë.

Në aksin rrugor prej tek lagjja Draçevë (tek hekurudha) deri në f. Lisiçe e Poshtme nga 11.07.2019 kryhet asfaltim, më saktë nga vendi i quajtur Çatalot për në fshatin Lisipe. Asfaltimi do të zgjasë të paktën një javë.

NP “Rrugët e Maqedonisë” njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë (asfaltim) në aksin rajonal P2344, lagjja Çashka – f.Golozinci, nga 26.06.2019 komunikacioni do të jetë në ndërprerje çdo ditë, përveç të dielën, nga ora 10:00 deri në orën 16:00 në dy muajt e ardhshëm.

Strabag AG njofton se kryen aktivitete ndërtimore në rrugën ekspres A4 pjesa Shtip – Radovish. Rekomandohet që shoferët të vozitin me kujdes në këtë pjesë dhe ta respektojnë sinjalizimin e vendosur rrugor.

Nga 19.06.2019 kryhen aktivitete ndërtimore për vendosjen e ndriçimit elektronik në udhëkryq Drugovë, në rrugën magjistrale A2 , aksin Kërçovë-Ohër, për të cilat ka ndryshim të regjimit të komunikacionit, në kohëzgjatje prej 6 muajve.

Viadukt trejd njofton se nga 22.05.2019 kryhen punë ndërtimore në rrugën magjistrale A3, pjesa Veles – Shtip, gjatë vendosjes së ndriçimit elektrik Ovçe Pole në kohëzgjatje prej 6 muajve, për çka do të bëhet ndryshim i regjimit të komunikacionit.

Shoqëria ASFALT SHPKNJP Shkup njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për prishjen e pikës pagesës Gradsko në periudhën nga 20.05.2019 deri më 17.08.2019 në rrugën magjistrale A1, pjesa Veles-Gradsko, komunikacioni do të zhvillohet në harmonizim me Lejen e regjimit kohor të komunikacionit.

Nga 09.05.2019 (e enjte) në aksin rrugor P1201 Mavrovë – Dibrës afër fshatit Skudrinjë, komunikacioni po zhvillohet në një korsi në gjatësi prej 150 metrave. Në vendngjarje është vendosur sinjalizim adekuat.

Viadukt Trejd informon se më datë 10.05.2019 ka filluar kryerja e aktiviteteve ndërtimore në rrugën rajonale P1401, Strumicë – Rabrovë për ç’arsye do të ndryshohet regjimi i komunikacionit.

Shoqëria Asfalt SHPKNJP Shkup, njofton se për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore për ndërtimin e sistemin elektronik për pagesë në stacionet pagesore, komunikacioni do të zhvillohet në pajtim me Lejet për regjim kohor të komunikacionit edhe atë në:

stacioni pagesor Gjevgjeli në periudhën nga 18.03.2019 deri më 18.09.2019 (pjesa Demir Kapi-Gjevgjeli)
stacioni pagesor Demir Kapi në periudhën nga 11.04.2019 deri më 18.09.2019 (pjesa Negotinë-Gjevgjeli)

NP Ilinden-Strugë njofton se nga 12.04.2019 për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore, ndërtimit të mbikalimit për ZZHTI Strugë në aksin rrugor A2 f. Podmole – Strugë do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit. Në vendin e ngjarjes do të vendoset sinjalizim i duhur rrugor.

Prej 21.03.2019 në drejtimin rrugor rajonal R1103 Negotinë – Llakavicë do të kryhen punime në rrugë, rikonstruim i urës në lumin Vardar afër fshatit Pepelishte. Komunikacioni do të rikahëzohet nëpër rrugën f.Pepelishtë – Krivollak për automjete me peshë të përgjithshme deri 7,5 tonë. Në vetë vendin do të vendoset sinjalizim adekuat vertikal rrugor. Ky regjim rrugor do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.

Viadukt trejd nga 05.03.2019 kryen punë ndërtimore në regjim kohorë të komunikacionit në kohëzgjatje prej 4 muaj (120 ditë), në drejtimin nga pompa e benzinës Mak Petrol në rrugën JNA nëpër udhëkryqin me rrugën f.Vrutok Komuna e Gostivarit.

V.K Ilinden – Strugë informon se nga data 02.03.2019 kryen punë ndërtimore në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, në pjesën e bulevardit Turisitçka në gjatësi prej 3,5 kilometra. Në vendin e ku kryhen aktivitetet është vendosur sinjalizim përkatës komunikacioni.

Nga 21.05.2019 filloi ndërtimi i Rrugës ekspres A4 Shtip – Radovish në: pjesa Shtip jug (Sofilari) – Buçim (km5+000 deri në km28+560) në pajtim me Marrëveshjen nr.001-EBRD/17.

NP Rrugët e Maqedonisë njofton për rikonstruime të sendërtimeve dhe sanimeve të aksit rrugor P1206 Siniçane – Pirrok – Vrapçisht dhe të aksit rrugor A2 lidhja me Negotinën.

Shtrabak kryen rikonstruim të plotë në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit që do të zgjasë deri në fund të vitit 2019.

LAMM QENDRA INFORMATIVE

Tel. (02)15-555

Back to top button
Close