Lajme nga komunatMKD

Fatmir Dehari uron festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari uroi sot besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kërçovë 11 gusht 2019 (MIA) – Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari uroi sot besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Mëshira e të Gjithmëshirshmit mbuloftë të gjitha gabimet e paqëllimshme e na shtoftë durimin, dashurinë ndaj njeri-tjetrit, respektin e ndërsjellë, dëshirën e bashkëpunimit e mirëkuptimit gjithnjë duke lënë gjurmë shembullore te të rinjtë, virtyte të larta me të cilat i Madhërishmi do të ishte i kënaqur e do të shtonte edhe më shumë ndihmën e vet ndaj nesh të dobëtve, e të pafuqishmëve”, qëndron në urimin e Deharit.
Gëzofshi e festofshi gjithmonë me bekimin e Zotit Fuqiplotë, shkruan më tej Dehari në urimin drejtuar qytetarëve të besimit islam të Kërçovës e më gjerë. rz/mb/

Back to top button
Close