0_Sport,PortalFutboll

Çmimi i futbollistëve të Barcelonës dhe Realit është më shumë se një miliardë euro

Vlera e lojtarëve në tregun e futbollit arrin qindra milionë euro. Në Spanjë, rivalët më të mëdhenj Barcelona dhe Real Madrid kanë ekipe të cilët vlejnë më shumë se një miliardë.

Madrid, 16 gusht 2019 (MIA) – Vlera e lojtarëve në tregun e futbollit arrin qindra milionë euro. Në Spanjë, rivalët më të mëdhenj Barcelona dhe Real Madrid kanë ekipe të cilët vlejnë më shumë se një miliardë.

Sipas analizës së spanjolles “AS”, çmimi i lojtarëve të Barcelonës është 1.26 miliardë euro, derisa e Realit vlen 1.8 miliardë.

Pas dy gjigantëve të futbollit pasojnë Atletiko Madrid me 839.4 milionë euro, Valencia 474 milionë, ndërsa mes pesëve në këtë listë është Real Sosiedad ku lojtarët e saj vlerësohen në 288.3 milionë euro.

Për krahasim, kampioni aktual evropian Liverpul vlen 1.07 miliardë euro.

Secili që ka gabuar para ligjit, nga i pari deri në të fundit do të përgjigjet. fab/

Таг
Back to top button
Close