BotëBotë.Portal

Ambasadori amerikan në Rusi dha dorëheqje

Ambasadori i SHBA-së në Rusi, Xhon Hantsman ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij presidentit amerikan, Donald Tramp.

Uashington, 6 gusht 2019 (MIA) – Ambasadori i SHBA-së në Rusi, Xhon Hantsman ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij presidentit amerikan, Donald Tramp.

Ai planifikon ta braktis funksionin e tij më 3 tetor, që të ketë mjaftueshëm kohë që të emërohet dhe konfirmohet trashëgimtari i tij, shkroi Hantsman.

Pesëdhjetë e nëntë vjeçari Hantsman është ambasadori amerikan në Rusi nga 3 tetori i vitit 2017. Ai paraprakisht ka qenë ambasador në Kinë dhe Singapor, ndërsa gjithashtu ka punuar edhe si zëvendës-përfaqësues tregtar dhe guvernator i shtetit Juta. mb/

Таг
Back to top button
Close