Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Aksident i rëndë komunikacioni në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë

- Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot pasdite rreth orës 14:15 në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në fshatin Obllavcë, mes disa automjeteve dhe një cisterne.

Kumanovë, 10 gusht 2019 (MIA) – Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot pasdite rreth orës 14:15 në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, në fshatin Obllavcë, mes disa automjeteve dhe një cisterne.

Sipas informacioneve të para nga dëshmitarët e rastit, në aksidentin e trafikut supozohet të ketë viktima dhe të lënduar.

Në vendngjarje janë dërguar disa autoambulanca, një automjet zjarrfikës dhe automjete të shërbimit për bartjen e veturave.

Për momentin komunikacioni në këtë aks rrugor është mbyllur dhe ka kolonë disa kilometërshe të automjeteve. Një pjesë e shoferëve drejtohen drejtë rrugëve lokale. ib/fc/

Back to top button
Close