0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritPolitikëVideo deklaratë

Zaev: Për mua “Kiki” dhe “Friki” nuk ekzistojnë, nuk do të komentojë pseudonime

Deklarata e miratuar në seancën e djeshme të Këshillit qendror të LSDM-së për luftë kundër krimit dhe korrupsionit nuk aludon në ndonjë rast, por është verifikim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit", thotë kryeministri Zoran Zaev.

Shkup, 19 korrik 2019 (MIA) – Deklarata e miratuar në seancën e djeshme të Këshillit qendror të LSDM-së për luftë kundër krimit dhe korrupsionit nuk aludon në ndonjë rast, por është verifikim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, thotë kryeministri Zoran Zaev.

“Nuk aludojmë në ndonjë rast. Unë e komentova këtë rast edhe në Parlament. E di gjithë të vërtetën, por nuk është e imja të përzihem, as e LSDM-së, as e KQ-së, as edhe kujtdo qoftë. Kjo është që përmes Deklaratës të verifikojmë luftën tonë të pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit dhe inkurajojmë institucionet pa dallim për kë bëhet fjalë, a është pushteti, opozita, qytetarë, biznesmenë, punonjës…secili i cili ka gabuar para ligjit duhet të përgjigjet”, ka thënë Zaev në pres konferencën në Qeveri ku është prezantuar zgjidhja ligjore për Prokurorinë publike në pyetjen e gazetarëve nëse Deklarata i referohet vetëm rastit “Reket” dhe nëse personat e përzier nuk do të mund të shpresojnë në mbrojtje partiake.

Lufta kundër krimit dhe korrupsionit tha se nuk është vetëm beçmark i jonë për eurointegrimet, por diçka që sjell jetë, vlera në shtet dhe është me rëndësi për përparimin, rritjen ekonomike dhe për vende të reja pune.

“Patjetër sundimin e të drejtës ta kthejmë në shtet…Ai që ka gabuar duhet ta vuajë dënimin. Prandaj duhet ta ndërtojmë sistemin pasi duam që fëmijët të mbetën këtu”, ka thënë Zaev.

Ai ka shtuar se për të nuk ekzistojnë fytyra si “Kiki” apo “Friki” dhe se kur gazetarët do të dalin me emra dhe mbiemra konkret publikisht, atëherë do të mund të komentojë.

“Për mua ‘Kiki’ dhe ‘Friki’ nuk ekzistojnë. Urdhëroni secili ta thoni nëse ka dyshime, do t’u japin organet e hetuesisë nëse ka hetime ose jo dhe kuptohet secili do të bart përgjegjësi. E kuptoj se gazetaria hulumtuese është kreative, por se nevojitet edhe guxim. Apeloj për gazetarinë hulumtuese vetëm ashtu do të mund ta rregullojmë shtetin. Kudo që ka spekulime ato sjellin prishje të imazhit të njerëzve. Unë këtë nuk do ta lejoj të futem në komente për disa pseudonime”, ka thënë Zaev. fab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close