0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritPolitikë

Zaev: Micotakisi është politikan me përvojë i cili sigurisht mendon mirë të vendin e tij

Zoti Micotakis është një politikan me përvojë dhe sigurisht mendon mirë për vendin e tij dhe për fqinjët e tij, madje edhe për të gjithë rajonin ballkanik, thotë kryeministri  i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën e publikuar në televizionin grek Alfa, të realizuar në Shkup, tre ditë para zgjedhjeve në Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 21 korrik 2019 (MIA) – Zoti Micotakis është një politikan me përvojë dhe sigurisht mendon mirë për vendin e tij dhe për fqinjët e tij, madje edhe për të gjithë rajonin ballkanik, thotë kryeministri  i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në intervistën e publikuar në televizionin grek “Alfa”, të realizuar në Shkup, tre ditë para zgjedhjeve në Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Zaevi në intervistën e publikuar në dy pjesë, secila pjesë në kohëzgjatje prej rreth tre minutave, flet për Marrëveshjen e Prespës, për afrimin e popujve, për bashkëpunimin ekonomik, për miqësinë e tij me ish kryeministrin grek Aleksis Cipras, thotë se në vendin tonë do të mbahet mend si njeriu nën lidershipin e të cilit  është përmendur emri i vendit.

Potencoi se në varësi të kësaj si dikush e sheh marrëveshjen, mund të thotë se është e mirë apo e keqe, por shpreh bindje se të gjithë do të shohin drejt të ardhmes dhe nuk do të ketë kthim mbrapa.

“Unë jam njeriu këtu në Maqedoninë e Veriut, i cili do të mbahet mend se nën lidershipin e tij është ndërruar emri i vendit tonë. Por,  si  edhe në një familje, ndonjëherë në jetë duhet të bëni hapa të caktuar, jo aq të lumtur, jo aq që ju përmbushin, por për të mirën e fëmijëve, për një të ardhme të mirë të familjes, por edhe për fqinjësinë së bashku i bëjmë hapat e këtillë. Tani kemi një mik të ri dhe partner strategjik Greqinë. A është ky përfitim i vogël që e morëm?  Kjo është një punë e madhe për mua”, thotë Zaev, transmeton MIA.

Kryeministri komenton se me marrëveshjen është bërë hapi i parë, ndërsa tani tashmë ndihmojnë edhe qytetarët.

“Ja kaloi një vit nga marrëveshja. Të dyja vendet nuk humbën asgjë, ka vetëm përfitime. Tregtia midis të dyja vendeve është rritur për 20,5 për qind vetëm për një vit. Nëse qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më shumë se miliona vizita kanë bërë në vit në Greqi, sivjet, këtë verë, do të jetë më shumë se një milion e gjysmë që ta mbështesin turizmin në Greqi”, thotë Zaevi.

Ai i përmend edhe biznesmenët të cilët vijnë në Shkup me Ciprasin, dhe beson se nuk do të ketë vetëm investime greke te ne, por edhe kompani të Maqedonisë së Veriut do të investojnë në Greqi.

Zaevi në intervistë flet edhe për pikat e rregulluara  me marrëveshjen, lidhur me gjuhën dhe rrënjët sllave, thotë se në të kaluarën “tentimi që të ndryshohet  dhe të shtrembërohet  historia jonë pa llogaritur si ajo do të ndikojë te fqinjët u shkaktua gjendje të tekstualisht të jemi në grindje thuajse me të gjithë fqinjët dhe u mbyllën të gjitha proceset për integrim në BE dhe në NATO”, ndërsa lidhur me Marrëveshjen e Prespës thekson se vendi ynë ka për qëllim t’i përmbushë të gjitha obligimet.

Zaevi e përmend edhe miqësinë e tij me ish kryeministrin grek dhe shton se miqësia duhet të ekzistojë edhe midis popujve të të dyja vendeve.

Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina,  intervistën me kryeministrin Zaev e ka realizuar gazetari grek, Jorgos Lianis, i cili njëherit dy herë në të kaluarën  ka qenë edhe zëvendësministër i Sportit në qeveritë e PASOK-ut në periudhën  1993-1996 dhe 2002-2004, ndërsa nga viti 1989 e deri në 2011 ka qenë deputet i partisë së njëjtë.

Intervista me Zaevin ishte publikuar në televizionin grek “Alfa”, në dy pjesë në edicionet qendrore të lajmeve të premten dhe dje, në kohëzgjatje prej rreth tre minutave, ndërsa siç sqaroi edh vetë gazetari, ishte incizuar te ditë para zgjedhjeve në Greqi më 7 korrik. sr/

Таг
Back to top button
Close