BotëBotë.Portal

Uashingtoni i bëri thirrje Phenianit të përmbahet nga provokimet e mëtejshme

Koreja e Veriut testoi dy raketa balistike me rreze veprimi të shkurtër, publikuan dje përfaqësues zyrtarë të Kores së Jugut dhe të Amerikës.

Uashington, 26 korrik 2019 (MIA) – Koreja e Veriut testoi dy raketa balistike me rreze veprimi të shkurtër, publikuan dje përfaqësues zyrtarë të Kores së Jugut dhe të Amerikës.

Stejt Departamenti  amerikan i ka bërë thirrje Phenianit të përmbahet nga provokimet e mëtejshme dhe shfaqi shpresë se do të vazhdojë me bisedimet të cilat u ndërprenë pas samitit të pasuksesshëm në Hanoi në shkurt.

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo deklaroi se Uashingtoni ende është duke parë një  rrugë diplomatike përpara dhe paralajmëroi bisedime të reja “për disa javë”.

“Dëshirojmë diplomacia të punojë. Dëshirojmë që presidenti Kim ta përmbushë premtimin  që ia ka dhënë presidentit Tramp, ndërsa ajo është se ai do ta zgjidhë situatën”, tha ai në intervistën për Blumberg.

Testet raketore të Koresë së Veriut nuk ishin kërcënim për SHBA-në dhe Korenë e Jugut, thuhet në kumtesën e komandës së përbashkët ushtarake të të dyja vendeve.

Rekatën, të cilën Koreja  Veriut e testoi dje, ka fluturuar në 600 kilometra dhe besohet se është lloj i ri i armëve, qëndron në kumtesë.

Таг
Back to top button
Close