0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.Slajder

Turistët nga Maqedonia mbesin në Halkidiki, nuk ka anulime të mëdha të aranzhmaneve

Me turistët e Maqedonisë të cilët janë në pushim në rajonin Halkidiki që u përfshi nga moti i keq kemi vënë kontakt dhe u ofrohet ndihmë, por deri më tani nuk ka paraqitje, as megjithatë anulime më të mëdha të aranzhmeneve turistike, thonë për MIA-n një pjesë e agjencive turistike.

Shkup, 11 korrik 2019 (MIA) – Me turistët e Maqedonisë të cilët janë në pushim në rajonin Halkidiki që u përfshi nga moti i keq kemi vënë kontakt dhe u ofrohet ndihmë, por deri më tani nuk ka paraqitje, as megjithatë anulime më të mëdha të aranzhmeneve turistike, thonë për MIA-n një pjesë e agjencive turistike.

Nga Agjencia turistike “Atlantis” deklaruan se deri më tani nuk kanë marrë thirrje për ndihmë nga turistët dhe se në mëngjesin e sotëm është anuluar një aranzhman, por edhe dakordohen të reja për atë rajon.

“I kontaktojmë turistët dhe bashkëpartnerët  në hotelet ku janë akomoduar dhe tani për tani nuk ka paraqitje për ndonjë problem. Në mëngjesin e sotëm ka pasur klientë të cilët paralajmëruan se nuk do të shkojnë sepse kanë aranzhmane pikërisht në ato lokacione, por kjo është zgjedhje personale. jemi aktivë, u dërgojmë mesazhe dhe u ofrojmë ndihmë” informojnë nga “Atlantis”.

Edhe në linjën telefonike  të “Savana turs” deri më tani nuk ka thirrje për asistencë dhe ndihmë, as megjithatë anulime të aranzhmaneve.

“Jemi të hapur për çfarëdo qoftë mbështetje. Jemi të gatshëm të dërgojmë transport t’u jashtëzakonshëm turistëve nëse kjo nevojitet”, deklaroi për MIA-n Ana Kërstevska Kalamadevska, drejtoreshë për shitje në “Savana turs”.

Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” sot nuk është vërejtur frekuencë e madhe dhe kthim të turistëve.

“Frekuenca është e zakonshme që do të thotë për shkak të motit të keq nuk ka rritje frekuencë të madhe për hyrje në vend as nga turistë të Maqedonisë as të të huajve”, thonë për MIA-n nga VK “Bogorodicë”.

Siç informoi paraprakisht Ministria e Punëve të Brendshme, deri më tani nuk ka informacione për shtetas të pësuar të Maqedonisë së Veriut në motin e keq/ Tani për tani asnjë shtetas i Maqedonisë nuk ka paraqitur asnjë dëm. Në vijim janë verifikimet shtesë të institucioneve kompetente.

Në motin e keq që e goditi Halkidikin, njërin ndër destinacionet më të vizituara të turistëve të Maqedonisë jetën e kanë humbur të paktën gjashtë persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë. Një person konsiderohet i zhdukur, dhjetëra të tjerë janë lënduar, është shkaktuar dëm i madh material dhe ka ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Back to top button
Close