BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Trampi i kënaqur nga republikanët të cilët votuan kundër rezolutës për racizmin

 Presidenti amerikan Donald Tramp është i kënaqur që anëtarët e Partisë Republikane në Dhomën Përfaqësuese  pothuajse unanimisht u prononcuan kundër rezolutës për racizmin të parashtruar nga demokratët, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Uashington, 17 korrik 2019 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp është i kënaqur që anëtarët e Partisë Republikane në Dhomën Përfaqësuese  pothuajse unanimisht u prononcuan kundër rezolutës për racizmin të parashtruar nga demokratët, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni.

Trampi kënaqësinë e tij e shprehu në kumtesën e sotme në Tuiter. Nga gjithsej 191 republikanë anëtarë të Dhomës Përfaqësuese  të pranishëm në votim, 187 kanë votuar kundër rezolutës.

Paraprakisht, Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan miratoi rezolutë me të cilën dënohen  komentet raciste të presidentit për katër anëtarë demokratë të Kongresit të komuniteteve pakicë.

Kualifikimet ndaj Aleksandra Okazio Kortez, Ilhar Omar dhe dy kongresisteve, kanë ardhur pas kritikave të tyre të shpeshtuara për kushtet e këqija në të cilat mbahen refugjatët në kufirin me Meksikën dhe problemeve të tjera me të cilat përballet Administrata e Trampit.

Presidenti paraprakisht porositi se ato duhet ta braktisin SHBA-në  “nëse nuk janë të kënaqura” nga ajo si qëndrojnë punët në vend.

Nga ana tjetër, analistja republikane dhe stratege Ana Navaro e ka sulmuar  Trampin për shkak të tuiteve të tij. Ajo ka theksuar se Melania, bashkëshortja e Trampit, e lindur në Slloveni, ka ardhur në SHBA dhe ka marrë “kartë të gjelbër” në bazë të programit për individë të talentuar.

“Trampi dëshiron ta pezullojë programin me të cilin prindërit e personave me qëndrim të përhershëm fitojnë leje qëndrim. Përmes programit të njëjtë Melania Tramp u ka ndihmuar prindërve të saj të marrin shtetësi amerikane”, theksoi Navaro.kb/

Таг
Back to top button
Close