BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Thaçi shpreh keqardhje shkaku i ftesës së Haradinajt nga Gjykata speciale për krime lufte

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se me keqardhje e ka pranuar lajmin se kryeministri Ramush Haradinaj është ftuar në cilësi të të dyshuarit nga ana e Gjykatës speciale në Kosovë, njofton korrespondentja e MIA-s në Prishtinë.

Prishtinë, 19 korrik 2019 (MIA) – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se me keqardhje e ka pranuar lajmin se kryeministri Ramush Haradinaj është ftuar në cilësi të të dyshuarit nga ana e Gjykatës speciale në Kosovë, njofton korrespondentja e MIA-s në Prishtinë.

Me rastin e dorëheqjes së Haradinajt nga funksioni kryeministër i Qeverisë në Kosovë për shkak të ftesës në Hagë, Thaçi në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se si president i shtetit do të veprojë konform kompetencave kushtetuese dhe ligjore.

“Unë e respektoj vendimin (e Haradinajt) dhe si president i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, ka porositur Thaçi.

Kryeministri kosovar Ramush Haradinaj sot dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni pasi mori ftesë nga Gjykata speciale si i dyshuar për krime lufte. Ai tha se para Tribunalit dëshiron të paraqitet si qytetar jo si kryeministër i Kosovës.

Kjo është hera e dytë që ai jep dorëheqje nga funksioni i kryeministrit për shkak të akuzave nga Gjykata ndërkombëtare për krime lufte. Në vitin 2012 pasi u tërhoq nga detyra që të përgjigjet për akuzat e Tribunalit, Haradinaj është liruar nga të gjitha akuzat. ia/fab

Таг
Back to top button
Close