Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Tetova nikoqire e panairit në të cilën u prezantuan gra zejtare nga Kumanova dhe Gjilani

- Banorët e Tetovës kishin mundësi që të blenë punime të ndryshme të dorës dhe ushqime karakteristike për Kumanovën dhe për Gjilanin e Kosovës, sot në panairin në hapësirë të hapur, ndërsa të përpunuara nga gratë e këtyre dy qyteteve, pjesëmarrëse në projektin dyvjeçar për arritjen e aftësive artizanale.

Tetovë, 11 korrik 2019 (MIA) – Banorët e Tetovës kishin mundësi që të blenë punime të ndryshme të dorës dhe ushqime karakteristike për Kumanovën dhe për Gjilanin e Kosovës, sot në panairin në hapësirë të hapur, ndërsa të përpunuara nga gratë e këtyre dy qyteteve, pjesëmarrëse në projektin dyvjeçar për arritjen e aftësive artizanale.

“Rrjetëzim për sukses” është quajtur projekti të cilin e zbatuan shoqatat qytetare “Dera e hapur” nga Prishtina e Kosovës dhe Këshilli Nacional për Barazi Gjinore me seli në Shkup.

“Në projektin 75 gra nga të dyja anët ose gjithsej 150 morën pjesë dhe mësuan pesë zanate – qepje, qëndisje, qëndisje me molin, përpunim të lëkurës, kulinari dhe turizëm. Besojmë në atë se grave iu nevojitet arritja e aftësive për të cilat do të marrin certifikata dhe në këtë mënyrë do të fitojnë edhe vetëpunësim dhe do të ndihmojë që të ulet varfëria te gratë të cilat në shtetin tonë dhe në gjithë botën janë popullsia më e madhe për nga varfëria”, deklaroi Savka Todorovska, kryetare e Këshillit Nacional për Barazi Gjinore.

Projekti zgjatë 20 muaj dhe në fund gratë e trajnuara do të kenë mundësi që të hapin firma me sipërmarrësi sociale.

“Në Tetovë janë të pranishme 10 gra nga dy qytetet. Qëllimi është që të njoftohen edhe me klientë potencialë të këtij qyteti dhe të realizojnë bashkëpunim me sipërmarrës të tjerë”, tha Todorovska.

Panaire në të hapur do të ketë edhe në Shkup më 26 korrik kur shënohet Dita e solidaritetit. as/fc/

Back to top button
Close