BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Tetë të vdekur në një sulm vetëvrasës me bombë

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 26 të tjerë janë lënduar kur një grua kamikaze shpërtheu në erë  para një spitali në qytetin pakistanez Dera Ismail Kan.

Islamabad, 21 korrik 2019 (MIA) – Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 26 të tjerë janë lënduar kur një grua kamikaze shpërtheu në erë  para një spitali në qytetin pakistanez Dera Ismail Kan.

Përgjegjësinë për sulmin e ka ndërmarrë grupi i njohur si talebanë pakistanezë, zëdhënësi i të cilit Muhamed Kurasani theksoi se bëhet fjalë për hakmarrje për shkak të vrasjen e dy talebanëve para një muaji.

Sulmi ka ndodhur pasi janë vrarë dy policë të pikës së kontrollit në qytet.

Në shpërthim është shkatërruar reparti urgjent i spitalit, për shkak të së cilës disa nga të lënduarit janë transferuar në qytet të tjera.

Таг
Back to top button
Close