BotëBotë.Portal

Të paktën 22 persona e kanë humbur jetën nga rrufeja për një ditë në Indinë e Veriut

Të paktën 32 persona dje e kanë humbur jetën nga rrufeja në shtetin verior të Indisë, Utar Pradesh, njoftoi sot televizioni lokal NDTV duke shtuar se nga moti i lig janë lënduar edhe 13 persona.

Nju-Delhi, 22 korrik 2019 (MIA) – Të paktën 32 persona dje e kanë humbur jetën nga rrufeja në shtetin verior të Indisë, Utar Pradesh, njoftoi sot televizioni lokal NDTV duke shtuar se nga moti i lig janë lënduar edhe 13 persona.

Sipas televizionit, shumica e viktimave janë regjistruar në rajonet e qyteteve Kanpur dhe Fatehpur ku jetën e kanë humbur nga pesë persona.

Qeveria e Utar Pradesh kumtoi se familjeve të viktimave do t’u ndahet ndihmë. shk/

Таг
Back to top button
Close