Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Takim Dehari – Emini: Kontrolle të shpeshtuara policore me qëllim të rritjes së sigurisë në Kërçovë

Kontrolle të shpeshtuara policore, respektim i orarit të punës nga ana e pronarëve të kafeneve, sk dhe mospengim në trotuare nga ana e bizneseve të vogla, është zgjidhja për rritje të sigurisë në territorin e komunës së Kërçovës. Kjo sot u konkludua në takimin mes kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe zëvendës-shefit të SP-Kërçovë, Hamdin Emini.

Kërçovë, 12 korrik 2019 (MIA) – Kontrolle të shpeshtuara policore, respektim i orarit të punës nga ana e pronarëve të kafeneve, sk dhe mospengim në trotuare nga ana e bizneseve të vogla, është zgjidhja për rritje të sigurisë në territorin e komunës së Kërçovës. Kjo sot u konkludua në takimin mes kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari dhe zëvendës-shefit të SP-Kërçovë, Hamdin Emini.

Dehari dhe Emini u bëjnë thirrje qytetarëve të Kërçovës të bashkëpunojnë dhe të kenë mirëkuptim, me qëllim të rritjes së sigurisë. Kontrollet policore do të shpeshtohen në rajonin qendror të qytetit, posaçërisht në komunikacion. Thirrje bizneseve të vogla të mos e pengojnë lëvizjen e njerëzve nëpër trotuare me ekspozim jashtë rregullave të rrugës.

Gjithashtu, kërkohet nga kafenetë ta respektojnë orarin e punës me qëllim që të zhvillohet jeta normale në qytet gjatë ardhjes së mërgimtarëve, kur pritet frekuentim i rritur nëpër rrugët e Kërpovës. ab/

Таг
Back to top button
Close