0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiVideo deklaratë

Sugareski: Rritet realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e tretë dhe të katërt

Rritet realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, gjatë kontrollit të sotëm të rikonstruimit të rrugës rajonale Rankovc - Kriva Pallankë.

Rankovc, 19 korrik 2019 (MIA) – Rritet realizimi i investimeve kapitale në tremujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, gjatë kontrollit të sotëm të rikonstruimit të rrugës rajonale Rankovc – Kriva Pallankë.

Gjatë periudhës së kaluar, siç theksoi, janë investuar mbi një miliardë euro në investime kapitale në pjesën e rrugëve, hekurudhës dhe ndërtimit të rrjetit gazsjellës, gjë që është prioritet kryesor i Qeverisë.

“Korridori 8 është me rëndësi kyçe për shtetin tonë. Hekurudha nga Kumanova deri në Belakovc duhet të përfundojë deri nga fundi i këtij viti ose fillimi i vitit të ardhshëm, kur paralelisht do të fillojë ndërtimi edhe i pjesës tjetër. Po ashtu kërkohet mënyrë për sigurimin e mjeteve për pjesën prej Kriva Pallankës deri në kufirin me Bullgarinë”, tha Sugareski.

Ndërkaq, drejtori i NPRRSH, Zoran Kitanov informoi se planifikohet rehabilitim i tërësishëm i pjesës rrugore prej Kumanovës deri në Kriva Pallankë. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close