0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDKronikëKronikë.PortalLajme nga komunatPolitikë

Spasovski: Gjendja e sigurisë në Prilep është e mirë, së shpejti me hollësi për bombat e vendosura artizanale

Shumë shpejt mund të dalim me hollësi, pse po ndërmerren një sërë aktivitetesh për të cilat shpresoj se do t'i japin rezultatet e pritura, si dhe lidhjen e atyre ngjarjeve me disa ngjarje paraprake me grupe të caktuara, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për të dyja bombat artizanale të hedhura në Prilep për një periudhë prej dhjetë ditëve.

Prilep, 21 korrik 2019 (MIA) – Shumë shpejt mund të dalim me hollësi, pse po ndërmerren një sërë aktivitetesh për të cilat shpresoj se do t’i japin rezultatet e pritura, si dhe lidhjen e atyre ngjarjeve me disa ngjarje paraprake me grupe të caktuara, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për të dyja bombat artizanale të hedhura në Prilep për një periudhë prej dhjetë ditëve.

Spasovski sot e vizitoi Stacionin Policor të Prilepit dhe mori pjesë në seancën konstituive të Këshillit për Parandalim të Prilepit.

“Në bazë të takimit që e patëm në Stacionin Policor në Prilep dhe pas të dhënave të paraqitura mund të konstatojmë se gjendja e sigurisë në Prilep është e qetë dhe stabile dhe nuk ka elemente të prishjes së gjendjes së sigurisë në qytet dhe qytetarët duhet të jenë të qetë. Gjithsesi se perceptimi nuk është i mirë kur na ndodhin ngjarje të këtilla. Bëhet fjalë për ndriçimin e tyre”, tha ministri

Shtoi se shumë shpejt do të dalin me hollësi për rastet, duke përmendur se intensivisht punohet në ndriçimin e tyre.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close