BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e gazit në Kinë

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fabrikën e gazit në pjesën qendrore të Kinës me çka janë thyer dritare dhe dyer të ndërtesave që gjenden në largësi prej tre kilometra.

Pekin, 19 korrik 2019 (MIA) – Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fabrikën e gazit në pjesën qendrore të Kinës me çka janë thyer dritare dhe dyer të ndërtesave që gjenden në largësi prej tre kilometra.

Incidenti ka ndodhur në fabrikën e gazit Jima në provincën Henan. Sipas mediave shtetërore, numri i viktimave tani për tani është i panjohur.

Incidente vdekjeprurëse në sektorin industrial janë dukuri e shpeshtë në Kinë, ku rregullat e sigurisë nuk zbatohen siç duhet.

Në mars të këtij viti në shpërthimin e fabrikës kimike në provincën Zhansu jetën humbën 78 njerëz, ndërsa qindra u lënduan. Në një nga incidentet më të mëdha në sektorin industrial në Kinë në vitin 2015 vdiqën së paku 165 persona gjatë një shpërthimi poashtu të fuqishëm kimik në qytetin Tienzhin. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close