EvropëEvropë.Portal

Seancë urgjente e Qeverisë britanike shkaku i konfiskimit të anijes- cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Kryeministrja britanike Tereza Mej sot do të kryesojë seancën urgjente të Qeverisë britanike ku do të diskutohet për përgjigjen që duhet t'i dërgohet Iranit pas konfiskimit të anijes- cisternë me vaj nën flamurin britanik në Ngushticën e Hormuzit.

Londër, 22 korrik 2019 (MIA) – Kryeministrja britanike Tereza Mej sot do të kryesojë seancën urgjente të Qeverisë britanike ku do të diskutohet për përgjigjen që duhet t’i dërgohet Iranit pas konfiskimit të anijes- cisternë me vaj nën flamurin britanik në Ngushticën e Hormuzit.

Siç transmetojnë mediat britanike, në takimin e ministrave do të bisedohet për atë se si të sigurohet lundrim i sigurt në këtë rajon të ndjeshëm që është me rëndësi vitale për furnizimin botëror me naftë.

Pritet pas seancës ministri për punë të jashtme Xheremi Hant ta njoftojë Parlamentin për konfiskimin e anijes-cisternë “Stena impero” që ndodhi të premten në portin e siguruar mirë në Iran.

Britania e Madhe rishikon më shumë opsione për forcimin e presionit mbi Iranin, por përfaqësues zyrtar theksojnë se operacioni ushtark për momentin nuk shqyrtohet.

Britania e Madhe, poashtu kërkon mbështetje diplomatike dhe operative nga aleatët e saj evropian në insistimin Ngushtica e Hormuzit të mbahet e hapur për lundrim. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close