0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

PSZH e merr Idrisa Gej nga Evertoni

Paris Sen Zhermen ka konfirmuar zyrtarisht se e ka transferuar Idrisa Gej nga Evertoni për 32 milionë euro në një marrëveshje katërvjeçare.

Paris, 30 korrik 2019 (MIA) – Paris Sen Zhermen ka konfirmuar zyrtarisht se e ka transferuar Idrisa Gej nga Evertoni për 32 milionë euro në një marrëveshje katërvjeçare.

Mesfushori u largua nga Tofes për t’i kompletuar testet mjekësore te kampioni i Ligue 1 këtë të hënë, ndërsa do të rikthehet në Angli për t’u përshëndetur më stafin në Merseyside.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar PSZH-së. Jam i lumtur me kalimin tim këtu dhe dua ta shpërblejë besimin e dhënë nga kryesia e klubit dhe nga trajneri. Mezi pres të takohem me bashkëlojtarët e mi të rinj”, ka thënë Gej në prezantimin e tij para gazetarëve.

PSG dhe Everton lëshuan njoftime zyrtare se kanë arritur sot marrëveshje për 29-vjeçarin, derisa anglezët e kanë falënderuar për tri vitet e kaluara.

Таг
Back to top button
Close