0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderSektori civil

Prezentim i Raportit vjetor për krimin nga urrejtja në vitin 2018

Me rastin e Ditës Evropiane së Viktimave të Krimit, Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut sot në konferencë shtypi do ta prezentojë Raportin vjetor për krimin nga urrejtja në vitin 2018, do të jepet shqyrtim i incidenteve, ndërsa do të vlerësohet veprimi i institucioneve shtetërore lidhur me këtë lloj të krimit.

Shkup, 22 korrik 2019 (MIA) – Me rastin e Ditës Evropiane së Viktimave të Krimit, Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut sot në konferencë shtypi do ta prezentojë Raportin vjetor për krimin nga urrejtja në vitin 2018, do të jepet shqyrtim i incidenteve, ndërsa do të vlerësohet veprimi i institucioneve shtetërore lidhur me këtë lloj të krimit.

Për herë të gjashtë sonte në Galerinë mobile të vendosur në Parkun e Frankofonisë do ta organizojnë edhe ngjarjen “Turlitavë – së bashku është më ëmbël”, me qëllim që në mënyrë simbolike të shënohet Dita Evropiane e Viktimave të Krimit nga urrejtja.

Siç theksojnë nga Komiteti i Helsinkit, ideja me të cilën organizohet ngjarja është tejkalimi i mosnjohjes së ndërsjellë të grupeve të ndryshme etnike në shtetin tonë, si arsyeja më e shpeshtë për krijimin e situatave konfliktuoze, gjegjësisht situatave të cilat çojnë drejt veprave prej urrejtjes.

“Vlerësojmë se me organizimin e një ngjarje të tillë në të cilin do të prezentohen specialitete tradicionale të shijshme të përfaqësuara në kuzhinat e ndryshmet etnike në Maqedoni, në mënyrë të drejtpërdrejtë do të theksohet diversiteti si mundësi për t’u shpërndarë”, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit për ngjarjen të cilën e organizojnë me mbështetjen e shoqatave të qytetarëve dhe vullnetarëve. shk/

 

Back to top button
Close