BotëBotë.Portal

Pompeo: Asanzhi do t’i dorëzohet SHBA-së

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo shprehi bindjen se Britania e Madhe do t'ia dorëzojë SHBA-së themeluesin e Ukiliksit, Xhulian Asanzh i cili akuzohet për spiunim, edhe krahas asaj që për këtë mund të dënohet me vdekje.

Kito, 22 korrik 2019 (MIA) – Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo shprehi bindjen se Britania e Madhe do t’ia dorëzojë SHBA-së themeluesin e Ukiliksit, Xhulian Asanzh i cili akuzohet për spiunim, edhe krahas asaj që për këtë mund të dënohet me vdekje.

“Ne tashmë kemi parashtruar kërkesë, kështu që ai do t’i dërgohet SHBA-së”, deklaroi Pompeo për gazetën ekuadorile “El Unioverso” gjatë vizitës së në këtë vend.

Pompeo nuk dëshironte të komentojë rastin, por shtoi se administrata amerikane beson se njeriu, i cili siç tha, botën e ka vendosur në rrezik dhe i rrezikoi jetët e ushtarëve amerikanëve, duhet të nxirret para gjykatës dhe ndëshkohet.

Dëgjimi për dërgesën eventuale të Asanzhit në SHBA do të mbahet në Londër nga fundi i shkurtit të vitit të ardhshëm.

Gjyqësia amerikane e lejon dënimin me vdekje për krimet mes të cilave gjendet edhe spiunimi.

Asanzh për momentin në Londër e vuan dënimin prej 50 javëve me burg për shkak shkeljeve të kushtit të dorëzanin, pasi shtatë vjet kaloi në ambasadën e Ekuadorit në Londër, që t’i shmanget dorëzimit në Suedi ku duhej të merret në pyetje për përdhunim. sn/

Back to top button
Close