0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Pendarovski-Galovej: Maqedonia e Veriut model për transformim të suksesshëm në rajon

Maqedonia e Veriut në periudhën e fundit ka bërë përpjekje të mëdha  në përmbushje e proceseve integruese dhe sot paraqet model për transformim të suksesshëm për të gjitha shtetet e rajonit, është theksuar në takimin e sotëm midis presidentit Stevo Pendarovski dhe ambasadores britanike Rejçel Galovej.

Shkup, 17 korrik 2019 (MIA) – Maqedonia e Veriut në periudhën e fundit ka bërë përpjekje të mëdha  në përmbushje e proceseve integruese dhe sot paraqet model për transformim të suksesshëm për të gjitha shtetet e rajonit, është theksuar në takimin e sotëm midis presidentit Stevo Pendarovski dhe ambasadores britanike Rejçel Galovej.

Në takim, siç bëri të ditur Kabineti i Presidentit, janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe midis të dyja shteteve, si dhe për ngjarjet dhe sfidat aktuale në rajon. Të dy bashkëbiseduesit kanë shfaqur kënaqësi nga zhvillimi i marrëdhënieve të përgjithshme midis të dyja shteteve, të cilat i kanë karakterizuar miqësia e ndërsjellë, besimit reciprok dhe partneritetit të fuqishëm.

Është konstatuar se Mbretëria e Bashkuar është partner i ynë shumëvjeçar dhe mbështetës i reformave në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe në fushën e gjyqësisë, administratës publike dhe transparencës së institucioneve publike.

Pendarovski ka shprehur bindje se Mbretëria e Bashkuar,si partner dhe mik i fuqishëm i Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë me mbështetjen dhe ndihmën konkrete në realizimin e prioriteteve tona strategjike. Në këtë kontekst, Presidenti ka shprehur pritje që partneriteti shumëvjeçar në suaza të NATO-s të rrumbullakohet me anëtarësimin tonë në Aleancë, në takimin e liderëve, i cili do të mbahet në Londër, në dhjetor të vitit 2019.

Ambasadorja Galovej uroi presidentin Pendarovski për marrjen e funksionit dhe i dëshiroi sukses në kryerjen e detyrës, në këtë rast duke shprehur gatishmëri për përparim të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve miqësore tradicionale midis të  dyja shteteve.

Таг
Back to top button
Close