EvropëEvropë.Portal

Partia e Zelenskit kryeson në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë

Partia e presidentit Volodimir Zelenski, "Shërbëtori i popullit" kryeson në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë mbajtur dje në Ukrainë me 43.9 për qind të votave, tregojnë rezultatet përfundimtare.

Kiev, 22 korrik 2019 (MIA) – Partia e presidentit Volodimir Zelenski, “Shërbëtori i popullit” kryeson në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që janë mbajtur dje në Ukrainë me 43.9 për qind të votave, tregojnë rezultatet përfundimtare.

Platforma opozitare është e dyta, ndërsa partia e ish presidentit Petro Poroshenko është në vendin e tretë.

Partia e ish kryeministres Julija Timoshenko është e katërta, ndërsa në vendin e pestë është partia e yllit të rokut Svitllosllav Vakarçuk.

Vetëm 225 nga 424 vende në Parlament zgjidhen nga listat e partive, derisa të tjerat janë mandate të pavarura shpërndarja e të cilëve mund të dallohet nga mendimi publik.

Zelenski i cili në maj u bë president i Ukrainës ka nënshkruar zgjedhje të parakohshme pasi shumica në Parlament kanë qenë kundërshtarë të tij të cilët i kufizon mundësia e zbatimit të reformave.

“Edhe në hetimin dhe parahetimin ndiqen edhe persona tjerë, ose dëshmitarë të cilët kanë dhënë ose refuzuar të japin para atyre nga të cilët kanë kërkuar. Si Prokurori angazhohem si dëshmi të mos merren vetëm deklarata të individëve, kërkojmë edhe prova shtesë”, ka thënë Ruskovska. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close