BallkanBallkan.Portal

Pacolli përsëri paralajmëron ndalimin e përfaqësuesve serb që të vizitojnë Kosovën

Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Prishtina do të ndalojë ta vizitojnë përfaqësues të lartë serb nëse "ekzistojnë dëshmi të forta se ata vijnë me qëllim të keq".

Prishtinë, 15 korrik 2019 (MIA) – Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se Prishtina do të ndalojë ta vizitojnë përfaqësues të lartë serb nëse “ekzistojnë dëshmi të forta se ata vijnë me qëllim të keq”.

Ai ka shtuar se Prishtina do t’i ndalojë vizitën secilit i cili tenton të prish marrëdhëniet ndëretnike, derisa, “miqtë çdoherë janë të mirëseardhur”.

Pacolli ka thënë se Kosova është “shtet i lirë dhe demokratik e cila garanton lirinë e lëvizjes”.

Prishtina deri tani ka ndaluar hyrjen e përfaqësuesve serb në Kosovë, ndërsa rasti i fundit ka qenë më 10 korrik kur nuk iu lejua vizita ministrit serb për mbrojtje Aleksandar Vulin dhe delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shëndetësisë ushtarake të Qendrës klinike spitalore në Mitrovicë. fab/

 

 

 

 

Таг
Back to top button
Close