Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Nuk kan pritje të gjata për dalje nga VK “Bogorodicë” lëshim i dobët i automjeteve nga ana greke

Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" për hyrje dhe dalje nga vendi ynë nuk ka pritje më të gjata, por lëshimi i automjeteve nga ana greke është me dinamikë më të dobët, informojnë nga shërbimi kujdestar i VK "Bogorodicë".

Gjevgjeli, 14 korrik 2019 (MIA) – Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për hyrje dhe dalje nga vendi ynë nuk ka pritje më të gjata, por lëshimi i automjeteve nga ana greke është me dinamikë më të dobët, informojnë nga shërbimi kujdestar i VK “Bogorodicë”.

“Nga ana jonë nuk ka ndalesë, automjetet lëshohen për pesë deri në dhjetë minuta, megjithatë nga pala greke ka ndalesa. Kolona e automjeteve është pothuajse deri në kufirin tonë, informojnë nga shërbimi kujdestar i VK “Bogorodicë”.

Nga LAMM informojnë se në vendkalimet kufitare, ka frekuencë të rritur, por nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti, ndërsa intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. mb/

Таг
Back to top button
Close