Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Një pjesë e rrugës “Dervish Cara” në Tetovë do të jetë e mbyllur për trafik shkaku i manifestimit “Rruga e çadrave”

Manifestimi "Rruga e çadrave" fillon sonte në Tetovë. Për shkak të mbajtjes së manifestimit një pjesë e rrugës "Dervish Cara" (ish "APJ") prej sot deri të enjten të jetë e mbyllur për komunikacion prej orës 20 deri në mesnatë.

Tetovë, 22 korrik 2019 (MIA) – Manifestimi “Rruga e çadrave” fillon sonte në Tetovë. Për shkak të mbajtjes së manifestimit një pjesë e rrugës “Dervish Cara” (ish “APJ”) prej sot deri të enjten të jetë e mbyllur për komunikacion prej orës 20 deri në mesnatë.

“Rruga e çadrave” është pjesë e Verës kulturore në Tetovë që mbahet në qytet prej 4 deri më 1 gusht me pjesëmarrje të muzikantëve, di-xhejve dhe stend- ap komedianëve.

“Në ditën e parë të ‘Rrugës së çadrave” marrin pjesë Albulena Jashari & Bend si dhe grupi ‘Objektiv’ dhe di-xhej Jang Bi. Dita e dytë do të jetë për Shpend & Bend, grupi “Kërpudhat” dhe stend ap komediani Sopi dhe di -xhejtë Samiri dhe Nik Ms.Nata e tretë është për bend orkestrën Vulent Neziri dhe Arbër Tahiri,  pjesëmarrje stend- ap e Burhan Amitit dhe di-xhej Isa, njoftojnë nga komuna e Tetovës. as/fab

 

 

Back to top button
Close