0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.SlajderVideo deklaratë

Nga moti i lig në Halkidiki humbin jetën gjashtë persona (video)

Në motin e lig që mbrëmë e kaploi Greqinë e Veriut, gjashtë persona e humbën jetën në Halkidiki, 30 janë shpëtuar prej shtëpive dhe automjeteve, ndërsa 20 janë transferuar në spital, konfirmojnë nga shërbimi grek i zjarrfikësve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 11 korrik 2019 (MIA) – Në motin e lig që mbrëmë e kaploi Greqinë e Veriut, gjashtë persona e humbën jetën në Halkidiki, 30 janë shpëtuar prej shtëpive dhe automjeteve, ndërsa 20 janë transferuar në spital, konfirmojnë nga shërbimi grek i zjarrfikësve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mediat greke publikuan se pesë prej të vdekurve janë nga Rumania, Çekia dhe Rusia, ndërsa jetën e kanë humbur në Nea Plagia, Sozopoli dhe Potidea në Halkidiki.

Sipas informacioneve të njëjta, një rumune 54-vjeçare ka ndërruar jetë kur mbi të ka rënë çatia e tavernës, në Sozopoli nga moti i lig është përmbysur një automjet-rimorkio dhe jetën e kanë humbur dy turistë çekë ndërsa në Potidea druri ka rënë mbi një rus 39-vjeçar dhe djalin e tij dyvjeçar.

Për viktimën e gjashtë, e cila iu nënshtrua plagëve rrugës drejt spitalit, nuk ka informacion plotësuese. shk/

Таг
Back to top button
Close