0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderMakedonija.SlajderPolitikë

Në Kuvend debat publik për gjendjen me të drejtat e njeriut në institucionet ndëshkuese-korrektuese

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Shkup, 22 korrik 2019 (MIA) – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbledhje do të mbajnë Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Debat publik me temë “Gjendja me të drejtat e njeriut në institucionet ndëshkuese-korrektuese në RMV” sot do të mbajë Komisioni i përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve.

Ndërkaq, Komisioni ligjdhënës-juridik do të mbajë vazhdime të dy mbledhjeve, në të cilat në rend dite janë Propozim ligjet për arsim fillor dhe për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore, si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të pacientëve, të gjithë në lexim të parë. Mes pikave janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për automjete dhe Ligjit për tokën bujqësore, të dy në lexim të dytë. si dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për themelim të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, në lexim të parë. ab/

Back to top button
Close