BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Në Kosovë janë arrestuar dy serbë të dyshuar për spiunim

- Policia e Kosovës kumtoi sot se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë në kufirin me Serbinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për spiunim, informon korrespodenti i MIA-s nga Prishtina. 

Prishtinë, 11 korrik 2019 (MIA) – Policia e Kosovës kumtoi sot se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë në kufirin me Serbinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për spiunim, informon korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Në kumtesën e shkurtër të policisë bëhet e ditur se personat janë shtetas të Kosovës të nacionalitetit serb.

Të dyshuarve, me vendim të prokurorit kompetent, iu është caktuar masa e paraburgimit. ia/fc/

Таг
Back to top button
Close