Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

64. - Në Romë shpërtheu zjarr i madh ku qyteti i vjetër u dogj deri në themel. Legjenda thotë se zjarrin e ka shkaktuar perandori romak Neron.

18 korrik 2019 (MIA)

64. – Në Romë shpërtheu zjarr i madh ku qyteti i vjetër u dogj deri në themel. Legjenda thotë se zjarrin e ka shkaktuar perandori romak Neron. Por, për atë nuk ka kurrfarë dëshmi në burimet e vjetra. Menjëherë pas katastrofës, me urdhër të perandorit, ka filluar ndërtimi planor i Romës, ashtu që të gjitha ndërtesat është dashur të ndërtohen nga guri rezistues ndaj zjarrit.

1337. – Mbreti Robert i Sicilisë konfirmon paktin lidhur gati 20 muaj më parë mes vikarit të Dukës së Durrësit, Ludovikut dhe despotit te Arbërisë Andrea Muzakës, çka do të thotë ratifikim i marrëveshjes midis palësh.

1536. – Parlamenti anglez shpalli shmangien e autoritetit të Papës në Angli.

1610. – Vdiq piktori i famshëm italian Mikelanxhelo Merizi da Karavaxho, i cili me vendosshmëri ndëpreu me kuptimin idealist të pikturimit dhe u orientua drejt naturalizmit.

1721. – Vdiq Zhan Antuan Vato, i cilësuar si një nga piktorët pararojë të Francës.

1792. – Vdiq Xhon Raul Xhons, heroi i marinës amerikane në Luftën Amerikane për pavarësi.

1811. – Lindi në Indi Uilliam Mejkpis, romancier anglez, që shkroi veprën “Ndershmëri vaniteti”.

1817. – Vdiq Xhejn Oster, shkrimtari i njohur anglez, ndër veprat e të cilit përmendet “Paragjykim dhe krenari”.

1881. – Një grup emigrantesh shqiptarë të Bukureshtit, mbledhur në shtëpinë e Vasil Korçarit, themeluan shoqërine e të shtypurit të shkronjave shqip.

1887. – Lindi Vidkun Kuinsling, oficer i ushtrisë norvegjeze. Bashkëpunimi i tij me nazistët (për çka dhe u ekzekutua) e bëri emrin e tij sinonim të tradhëtisë.

1925. – Adolf Hitleri publikoi vakumin e parë të manifestit të tij personal “Main Kampf”.

1969. – Makina e senatorit amerikan Eduard Kenedi del nga ura në një nga ishujt e Masaçusets, duke shkaktuar kështu vdekjen e shoqërueses së tij Meri-Xho-Kopekne.

1984. – Një person i armatosur masakron 20 persona në një restorant “Mc Donald” në Kaliforni, duke bërtitur “s’më pëlqen dita e Hënë”, megjithëse atë ditë ishte e Mërkurë.

1990. – Republika rebele sovjetike e Lituanisë miratoi një ligj që ndryshonte të drejten e Moskës për të thirrur nën armë djemtë e kësaj republike.

1994. – Një bombë shpërtheu në qëndrën e Komunitetit çifut në Buenos Aires, duke shkaktuar vdekjen e 96 personave.

1996. – Orkestra filarmonike e Arogejtit në Anglinë Veriore dha nje koncert në programin e te cilit perfshiheshin kenge qytetare nga Shqiperia e Jugut. Orkestra drejtohej nga Artisti i Merituar, dirigjenti Eno Koço, i cili prej disa vitesh punon ne departamentin e muzikes në Universitetin e Lidsit.

1997. – Vdiq nga një aksident automobilistik në Australi, astronomi amerikan Juxhin Sterduv. Ai ndihmoi në zbulimin e kometës Stendur-Levi, që goditi planetin Jupiter në vitin 1994. Ai vdiq në moshën 69-vjeçare.

1998. – Presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, festoi 80-vjetorin e lindjes së tij, duke u martuar me Grej Mashel, vejusha e presidentit të Mozambikut, Samorra Mashel.

1999. – Një helikopter i ndihmës mjekësore u rrëzua në Teksas, duke shkaktuar vdekjen e tre vetëve që ndodheshin në të. Piloti, një infermiere dhe një ndihmës i saj vdiqën, kur helikopteri u rrëzua në zonën rurale në FortBend, rreth 60 km në jug të Hjustonit.

2000. – Ndahet nga jeta në Gjenevë në moshën 71 vjeçare Hoze’ Anhel Valente, një nga zërat më të spikatur poetikë spanjollë të gjysmës së dytë të shekullit XX. Ndër veprat më të njohura përmenden “A modo de esperanca”, me të cilën ka fituar çmimin “Adonis”, “Poemas a Lazaro”, që ka fituar çmimin e Kritikës si edhe “Interior con figuras” dhe “No amanece el cantor”.

2001. – Vullkani Etna në Siçili, më aktivi në Europë, shpërthen pas disa ditësh lëkundje tërmeti. Rrjedhja e llavës kishte një shpejtësi prej 150 metra në orë.

2002. – Shkencëtarë brazilianë zbulojnë fosilet e një prej krijesave më të çuditshme të zbuluara ndonjëherë. Zvarraniku i madh fluturues, që besohet të ketë jetuar gjatë periudhës së dinosaurëve, e siguronte ushqimin me anë të sqepit të tij në formë gërshëre dhe e kishte kokën të stolisur nga një kreshtë të madhe kockore.

2003. – Kryeministri britanik, Toni Bler, për herë të parë bën thirrje për një reformë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në një fjalim para Kongresit amerikan. Blair kërkon vendosjen e një regjimi të ri ndërkombëtar lidhur me ndalimin e zhvillimit të armëve të shkatërrimit në masë.

2007. – Të paktën 200 persona e kanë humbur jetën në një aksident të aeroplanit në Brazil. Aeroplani i tipit “Eras A320” i kompanisë braziliane TAM, me 176 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, u dogj gjatë aterimit në aeroportin Kongonjas në Sao Paolo. Përveç udhëtarëve në aeroplan, jetën e humbën edhe një numër i madh i njerëzve në tokë.

Back to top button
Close