Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

Muhamedi a.s. filloi Hixhren nga Mekka në Medina, e cila ditë shënon edhe vitin e ri mysliman.

16 korrik 2019 (MIA)

622. – Muhamedi a.s. filloi Hixhren nga Mekka në Medina, e cila ditë shënon edhe vitin e ri mysliman.

1796. – Në Paris lindi Kamij Karo, piktor francez, njëri nga themeluesit e pejsazhit intim lirik modern.

1872. – Lindi Raul Amundsen, hulumtues polar norvegjez. Më 14 dhjetor të vitit 1911 e zbuloi Polin jugor të Antartikut. Vdiq në vitin 1928.

1896. – Lindi Trigve Lie, politikan norvegjez dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara nga viti 1946-1952.

1907. – Lindi aktorja e famshme e filmit, Barbera Stanmik. Ajo u shfaq në filmat e mbas vitit

1911. – Lindi Xhinxher Roxhers, kërcimtare dhe aktore amerikane filmi, e cila u bë e njohur për bashkëpunimin e saj me partnerin Fred Aster. Me këtë të fundit ajo interpretoi në filma të tillë si “Roberta” dhe “Kapelja e artë”.

1942. – Në Francë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, rreth 14 mijë çifutë arrestohen si pjesë e operacionit gjerman ndaj komunitetit çifut.

1953. – Vdiq shkrimtari anglez me origjinë franceze, Miler Belok. Ai u bë i njohur për vargjet e tij të pakuptimta të krijuara për fëmijët.

1985. – Vdiq shkrimtari gjerman Hajnrih Teodor Bel, fitues i Çmimit Nobel për literaturë në vitin 1972, mjeshtër i tregimeve të shkurtëra.

1992. – Zëvëndëspresidenti Shankar Sharma zgjidhet presidenti i nëntë i Indisë.

1993. – Shërbimi sekret britanik i dha fund sekretit të tij mbi 80 vjeçar, kur publikoi një libër në të cilin tregoheshin të gjitha operacionet e kryera nga ky shërbim.

1994. – Fragmentet e para të kometës Shomejker-Leri godasin planetin Jupiter.

1996. – Xhermano Makari dënohet si një nga dy vrasësit e ish- kryeministrit italian Aldo Moro, i vrarë në vitin 1978.

1999. – Një aeroplan që kishte në bord Xhon F.Kenedin Junior, gruan dhe kunatat e tij, rrëzohet mbi ishujt e Masaçusetsit, duke shkaktuar kështu vdekjen e të gjithë personave që ndodheshin në aeroplan. Trupat e tyre u gjendën më 21 korrik.

2001. – Presidenti George W. Bush i dha për herë të parë që nga fillimi i presidencës së tij, Medaljen e Nderit të kongresit amerikan veteranit Ed Freeman, pilotit ushtarak, i cili me helikopterin e tij shpëtoi jetën e më tepër se 70 ushtarëve të plagosur.

2007. – Tërmet me intensitet prej 6,8 ballësh sipas Rihterit, me epiqendër në Detin Jon, i cili e goditi bregun e ishullit më të madh jon Honshu, ndërsa u lënduan afërsisht 1.000 persona, ndërsa më shumë se 12.000 u evakuuan.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close