0_Maqedoni.PortalPolitikëVideo deklaratë

MPJ: Deri më tani nuk ka informacione për shtetas të pësuar të Maqedonisë së Veriut në Halkidiki

Deri në këtë moment nuk ka informacione për shtetas të pësuar të Maqedonisë së Veriut nga moti i lig që e kaploi rajonin më të gjerë Halkidiki, konfirmuan për MIA-n nga MPJ.

Shkup, 11 korrik 2019 (MIA) – Deri në këtë moment nuk ka informacione për shtetas të pësuar të Maqedonisë së Veriut nga moti i lig që e kaploi rajonin më të gjerë Halkidiki, konfirmuan për MIA-n nga MPJ.

Tani për tani asnjë shtetas i Maqedonisë së Veriut nuk ka denoncuar as për dëme nga moti i lig. Në vijim janë kontrolle plotësuese nga institucionet kompetente.

Nga moti i lig që e goditi Halkidikin, një prej destinacioneve më të vizituara verore të turistëve të Maqedonisë, jetën e humbën të paktën gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë. Një person rezulton i zhdukur, dhjetëra janë lënduar, është shkaktuar dëm i madh material dhe ka ndërprerje në furnizimin me energjinë elektrike, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Viktima të motit të lig janë turistë nga Rumania, Çekia dhe Rusia të cilët kanë qenë në afërsi të krahut të parë, ndërsa, nga dje pasdite një peshkatar rezulton i zhdukur.

Të lënduarit janë transferuar në disa spitale në Halkidiki dhe në Selanik, ndërsa një grua ndodhet në trajtim intensiv. Jozyrtarisht, në mesin e të lënduarve ka edhe fëmijë. shk/

Μαγικές εικόνες από την καλντέρα του Tzaki 'Ho ⚡

Posted by Tzaki 'Ho • Country Eating on Среда, 10 јули 2019

Таг
Back to top button
Close