BallkanBallkan.Portal

Ministri rumun i Punëve të Brendshme dha dorëheqje

Ministri rumun i Punëve të Brendshme Nikollae Moga sot paralajmëroi  se do të japë dorëheqje pas vrasjes së dy adoleshentëve  që i hidhëroi rumunët për shkak të  veprimit gjoja joadekuat të policisë.

Bukuresht, 30 korrik 2019 (MIA) – Ministri rumun i Punëve të Brendshme Nikollae Moga sot paralajmëroi  se do të japë dorëheqje pas vrasjes së dy adoleshentëve  që i hidhëroi rumunët për shkak të  veprimit gjoja joadekuat të policisë.

Moga pas bisedës me kryeministren Vjorika Dançilla deklaroi se tërhiqet,  vetëm gjashtë ditë prejse filloi me detyrë.

Ai theksoi se vendimi i tij duhet të shihet si fillim i ri për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Kohë më parë vrasja e Aleksandra Makesana (15) shkaktoi hidhërim te opinioni sepse policia nuk ka reaguar në kohë  në thirrjet e telefonit  se është rërmbyer.

Policia ka pasur probleme për ta gjetur vajzën, sepse ka përdorur teknologji të gabuar, ndërsa ka kërkuar edhe urdhëresa  të panevojshme për bastisje, ndërsa pas orës 19 e ka gjetur  në shtëpinë e burrit i cili e ka rrëmbyer.

Gjithashtu është zbuluar se burri i njëjtë ka vrarë edhe një vajzë 18 vjeçare, e cila është zhdukur në prill  të këtij viti. sa/

 

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close