0_Maqedoni.PortalPolitikë

Milevski në Leskovc në tubim për Programin për bashkëpunim tejkufitar

Ministria për Integrim Evropian e Serbisë dhe Ministria e Pushtetit Lokal e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Leskovc do të organizojnë tubim me rastin e publikimit të thirrjes së parë publike për dorëzimin e propozim projekteve në kuadër të IPA II programi për bashkëpunim tejkufitar Serbi-Maqedonia e Veriut për periudhën 2016-2020, kumtuan nga ministria serbe e Integrimeve Evropiane.

Beograd, 29 korrik 2019 (MIA) – Ministria për Integrim Evropian e Serbisë dhe Ministria e Pushtetit Lokal e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Leskovc do të organizojnë tubim me rastin e publikimit të thirrjes së parë publike për dorëzimin e propozim projekteve në kuadër të IPA II programi për bashkëpunim tejkufitar Serbi-Maqedonia e Veriut për periudhën 2016-2020, kumtuan nga ministria serbe e Integrimeve Evropiane.

Në tubim do të flasin Jadranka Joksimoviq, ministre e Integrimeve Evropiane e Republikës së Serbisë, Goran Milevski, ministër i Pushtetit Lokal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadori Sem Fabricili, shef i delegacionit të BE-së në Serbi, Marko Jovanoviq, ndihmës-ministër nga Sektori për lidhje të kontratave dhe financim të programeve nga Bashkimi Evropian (CFCU) të Ministrisë së Financave të Serbisë dhe Goran Cvetanoviq, kryetar i Leskovcit.

Moti i organizimit të ngjarjes është prezantimi i Programit për bashkëpunim tejkufitar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe informimi i organizatave partnere dhe institucioneve nga dy shtetet për mundësitë për paraqitje të projekteve të përbashkëta në thirrjen e parë për dorëzimin e propozim projekteve.

Bashkimi Evropian ka akorduar 3,5 milionë euro për bashkëpunim tejkufitar mes Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për periudhën deri në vitin 2020.  mb/

Таг
Back to top button
Close