EvropëEvropë.Portal

Mej: Qëndrimi i Trampit për kongresmenet është i papranueshëm

Kryeministrja britanike Tereza Mej konsideron se "është e papranueshme" gjuha të cilën presidenti amerikan Donald Tramp e përdor në shumë postime në Tuiter për deputetët e Kongresit nga radhët e demokratëve të cilët janë emigrantë.

Londër, 15 korrik 2019 (MIA) – Kryeministrja britanike Tereza Mej konsideron se “është e papranueshme” gjuha të cilën presidenti amerikan Donald Tramp e përdor në shumë postime në Tuiter për deputetët e Kongresit nga radhët e demokratëve të cilët janë emigrantë.

Tramp dje ka dhënë disa ofendime në llogari të kongresmeneve duke iu thënë shkaktarë të trazirave të lindur jashtë dhe ka porositur se duhet të kthehen në vendet e braktisura dhe të varfra nga ku kanë ardhur.

Publikimet e Trampit në Tuiter janë dënuar ashpër në opinion.

Kryetarja e Dhomës së përfaqësuesve amerikan të Kongresit, Nenzi Pelozi ka deklaruar se presidenti Tramp dëshiron që “Amerikën ta bëjë përsëri të bardhë”. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close