0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikë

Maqedonia e Veriut pjesë e përpjekjes globale për lirinë e mediave

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Londër në ditën e dytë të Konferencës ndërkombëtare për lirinë e mediave , në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka nënshkruar përpjekjen globale  për lirinë e mediave, me të cilën vendet nënshkruese obligohen të punojmë së bashku në mbrojtjen e lirisë së mediave.

Shkup, 11 korrik 2019 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot në Londër në ditën e dytë të Konferencës ndërkombëtare për lirinë e mediave , në emër të Republikës së Maqedonisë së Veriut e ka nënshkruar përpjekjen globale  për lirinë e mediave, me të cilën vendet nënshkruese obligohen të punojmë së bashku në mbrojtjen e lirisë së mediave.

Pjesëmarrësit në Konferencë janë obliguar të flasin dhe të veprojnë së bashku, duke formuar Koalicion për lirinë e mediave për mbështetje dhe theksim të rëndësisë fundamentale të lirisë së mediave për siguri, prosperitet dhe mirëqenie të të gjitha shoqërive, në bashkimin e përpjekjeve për ndarjen e informacioneve dhe ndërmarrjen e veprimeve kur gazetarët dhe organizatat mediatike  do të ekspozohen në rrezik, si dhe zbulimin e shkeljes dhe keqpërdorimit të lirisë së mediave dhe ndarjen e tyre me opinionin global dhe promovimin e përgjegjësisë në atë plan, bëri të ditur  MPJ-ja.

Me këtë përpjekje globale, vendet mes tjerash obligohen dhe bashkërisht të intervenojnë në nivel më të lartë me qeveritë e vendeve kur liria e mediave është në rrezik, dhe të tregojnë solidaritet me vendet të cilat punojnë në ndërtimin e lirive mediatike.

Konferenca ndërkombëtare dyditore për lirinë e mediave në Londër sivjet për herë të parë është në bashkorganizim të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë. Vitin e ardhshëm konferenca do të mbahet në Kanada.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close