EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Makalister rizgjidhet kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së

Bruksel, 10 korrik 2019 (MIA) – Deputeti gjerman i Unionit Kristian-Demokratik (CDU) Dejvis Makalister, pasdite është rizgjedhur kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme  të Parlamentit Evropian (AFET).

Pasdite përbërja e re e Parlamentit Evropian i ka zgjedhur kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve parlamentare.

Komisioni për Punë të Jashtme, i njohur si AFET, i cili merret me zgjerimin, mbetet e udhëhequr nga kryetari aktual, derisa për nënkryetar është zgjedhur deputeti polak Vitold Vashçikovski i paetisë polake në pushtet.

“Tre nënkryetarët e tjerë të Komisionit do të zgjidhen në takimin tjetër javëve të ardhshme”, bëri të ditur PE-ja.

Mandati i kryetarëve zgjat dy vjet e gjysmë. tm/

Таг
Back to top button
Close