Partitë politike

LSDM: Sigurimi i Gruevskit e vrau një të ri

Këtyre ditëve opinioni është duke shikuar se si ata që tentuan të fshehin vrasjen e Martin Neshkovskit për shkak të brutalitetit policor, në mënyrë të turpshme, përmes shtrembërimit të së vërtetës, tentojnë të pastrohen për krimet e tyre.

Shkup, 14 korrik 2019 (MIA)

Të nderuar qytetarë, të nderuar gazetarë

Këtyre ditëve opinioni është duke shikuar se si ata që tentuan të fshehin vrasjen e Martin Neshkovskit për shkak të brutalitetit policor, në mënyrë të turpshme, përmes shtrembërimit të së vërtetës, tentojnë të pastrohen për krimet e tyre.

Ata gjetën të flasin për Martin Neshkovskin?

Sikur të mos ishit ju gazetarët, vrasja do të ngelej e fshehur deri në fund.

Çfarë tregon biseda e publikuar midis Gruevskit dhe Jankullovskës. Vetëm e konfirmon atë që opinioni e di shumë mirë.

Nikolla Gruevski e ka detyruar Gordana Jankulloskën të gënjejë se vrasësi nuk ka qenë pjesë e sigurimit të tij!

Madje pasi mediat e zbuluan rastin, i kapi paniku, bashkërisht bënin plane si ta fshehin, opinioni të mos e mësojë të vërtetën dhe të dakordojnë spektakle mediale njëjtë sikurse për Lube Boshkoskin!

Sigurimi i Nikolla Gruevskit i cili ishte pjesë e policisë së tij partiake e vrau një të ri.

Ministrja e tij e fshehu vrasjen.

Zëdhënësi i tyre i MPB e fshehu vrasjen.

Gruevski ka angazhuar ta mbrojnë njerëz të cilët vrasin.

Është e qartë.

Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE deri më sot nuk mësuan se nga e vërtete dhe përgjegjësia nuk mund të iket!

Nikolla Gruevski do të ballafaqohet me dënimin.

Kostadin Acevski, deputet i LSDM-së

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

 

Back to top button
Close