EvropëEvropë.Portal

Londra dërgon ende ushtarë dhe anije në Gjirin Persik

Britania e Madhe dërgon numër plotësues të ushtarëve dhe anijeve në Bahrein për t'i mbrojtur anijet tregtare në Gjirin Persik.

Londër, 29 korrik 2019 (MIA) – Britania e Madhe dërgon numër plotësues të ushtarëve dhe anijeve në Bahrein për t’i mbrojtur anijet tregtare në Gjirin Persik.

Ushtarët do të sistemohen pas ardhjes në anijen e dytë më të madhe  ushtarake britanike në rajon.

Aksionet e Londrës  janë përgjigje e vendimit të Iranit ta mbajë tankerin për naftë në pronësi të Britanisë së Madhe.

Mediat britanike lajmërojnë se Britania e Madhe këtë javë do të dërgojë  një numër të vogël të ushtarëve në Bahrein për ta rritur sigurinë e anijeve në rajon. sa/

Таг
Back to top button
Close