0_Sport,PortalFutboll

Liverpuli me humbje të dytë në ndeshjet provuese të ekipit (video)

Ekipi i Liverpulit shënoi humbje të dytë të njëpasnjëshme në ndeshjet verore provë të ekipit. 

Boston, 22 korrik 2019 (MIA) – Ekipi i Liverpulit shënoi humbje të dytë të njëpasnjëshme në ndeshjet verore provë të ekipit.

Pas humbjes me rezultat 2:3 nga Borusia (Dortmund), dje lojtarët e Jurgen Klopit lejuan humbje të re nga Sevilja me rezultat 2:1. Ndeshja u luajt në Fenuej Par në Boston në SHBA.

Fakt tjetër interesant është se spanjollët arritën të triumfojnë me një futbollist më pak në terren pasi që Joris Nijanon u largua në minutën e 76-të. Nolito (37) dhe Alehandro Poco shënoi gola për andaluzët, ndërsa Divok Origi (44) realizoi për gjigantin anglez.

Kjo ishte suksesi i katërt i njëpasnjëshëm për Seviljën në ndeshjet provë, ndërsa ndeshjen e ardhshme e luajnë kundër Hofenhajm më 3 gusht. Liverpuli ndërkaq përballet me Sportingun (Lisbonë) më 25 korrik. ab/

 

Таг
Back to top button
Close