0_Sport,PortalFutboll

Leonardo: Nuk ka ofertë për Nejmarin

Drejtori sportiv i Paris Sen Zhermen, Leonardo deklaroi se klubi nuk ka marrë oferta për Nejmarit. Barcelona dëshiron që braziliani të kthehet, por mungojnë synimet e qarta.

Paris, 21 korrik 2019 (MIA) – Drejtori sportiv i Paris Sen Zhermen, Leonardo deklaroi se klubi nuk ka marrë oferta për Nejmarit. Barcelona dëshiron që braziliani të kthehet, por mungojnë synimet e qarta.

“Sinqerisht nuk kam lajme, Nejmari nuk largohet, nuk ka propozime konkrete për të, ai është i lidhur me PSZH me marrëveshje, ndërsa Nejmari është lojtar i PSZH-së”, tha braziliani.

Ai pastaj ka folur për transferimin e planeve të parisienëve këtë verë.

“Mendoj se përzgjedhja pothuajse ka përfunduar, dëshironim të nënshkruajmë me lojtarin nga radhët e mesit. Abdu Dijalo erdhi në pozitën e defanzivit, tani kërkojmë lojë nga radhët e mesit”, shtoi Leonardo.

Trajneri i PSZH Tomas Tuherl, i hodhi poshtë spekulimet për blerjen e Usman Dembele nga Barcelona. sn/ 

Таг
Back to top button
Close