0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo

Konfirmohet struktura negocuese – vendi i gatshëm për vendimin e BE-së në tetor

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani si negociator kryesor politik dhe shef i delegacionit shtetëror për negociata, bashkë me këshilltarin special të Kryetarit të Qeverisë për integrime euroatlantike, Bojan Mariçiq, si negociator kryesor teknik, mbajtën brifing të hapur në pres qendrën e Qeverisë, ku raportuan para mediave për vendimet e Qeverisë, me të cilat u rrumbullaksua korniza e tërësishme ligjore për formimin e të gjitha trupave të strukturës negociuese, si përgatitje për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

Shkup, 10 korrik 2019 (MIA) – Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Bujar Osmani si negociator kryesor politik dhe shef i delegacionit shtetëror për negociata, bashkë me këshilltarin special të Kryetarit të Qeverisë për integrime euroatlantike, Bojan Mariçiq, si negociator kryesor teknik, mbajtën brifing të hapur në pres qendrën e Qeverisë, ku raportuan para mediave për vendimet e Qeverisë, me të cilat u rrumbullaksua korniza e tërësishme ligjore për formimin e të gjitha trupave të strukturës negociuese, si përgatitje për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

“Në tetor presim realizimin e vendimeve të Këshillit të BE-së, dhe pikërisht për këtë arsye, në periudhën e ardhshme, të gjitha forcat synojnë përgatitjen e vendit për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani, duke iu referuar vendimeve të Qeverisë për formimin e organeve që janë pjesë e strukturës së negociatave, e ato: Komiteti për skrining procesin dhe negociata, të cilin e udhëheq kryeministri Zoran Zaev dhe i cili paraqet organin më të lartë në kornizën e strukturës negociuese; Delegacioni shtetëror për procesin skriningut dhe negociatave, të cilin do ta udhëheq negociuesi kryesor, zëvenëskryeministri i ngarkuar për çështjet evropiane, Bujar Osmani, dhe i cili do të jetë përgjegjës në nivel politik t’i udhëheq negociatat me institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare; Zyra e shefit negociues teknik, të cilën do ta udhëheq Bojan Mariçiq dhe e cila do të udhëheq negociatat në nivelin teknik; si dhe trupat tjerw – grupet punuese, Komiteti i Punës për Integrim Evropian, si dhe roli i Sekretariatit për Çështje Evropiane, i cili me vendim të Qeverisë, transformohet në Sekretariat për mbështetjen e strukturës në tërësi të negociatave.

“Procesi i negociatave është një nga operacionet më të rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse administrative – politike, përmes të cilave kanë kaluar të gjitha vendet anëtarë të Bashkimit Evropian; ai është një proces me të cilin vendi forcon funksionalitetin e institucioneve të tij, një proces që siguron transformimin e institucioneve, proceseve dhe politikave, në përputhje me rregullat dhe standardet evropiane “, tha Osmani, duke theksuar se përmes negociatave, vendi do të realizojë një nga angazhimet e saj kryesore për ndërtimin e një shoqërie të plotë evropiane, si dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ndërkaq, Mariçiq njoftoi opinionin në detaje me aktet që rregullojnë Strukturën negociuese dhe vuri në dukje ndërlikueshmërinë e procesit, si dhe transparencën e Qeverisë për përfshirjen e gjithë shoqërisë:

“Procesi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është një proces i ndërlikuar i transformimit të përgjithshëm të shoqërisë dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Qeveria nuk ka dilemë që shtylla kryesore e procesit të pranimit në BE është administrata publike dhe institucionet. Por, ky proces është gjithëpërfshirës dhe do të përfshijë të gjitha palët e interesuara të cilat mund të kontribuojnë me ekspertizën, njohurinë dhe përvojën e tyre”, tha Mariçiq.

Ai theksoi se Qeveria me miratimin e akteve tregon seriozitetin e tij lidhur me procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe tregon se Qeveria po përgatitet të nisë negociatat deri në fund të këtij viti. bsh/

 

Back to top button
Close