Kultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

“Kinema në bar” me pesë filma në parkun e QRK

"Kinema në bar" është titulluar edicioni i parë i mbrëmjeve filmike pa pagesë, të cilat prej nesër e deri më 27 korrik do t'i organizojnë Qendra rinore kulturore dhe kinemaja "Milenium" në parkun e QRK-së. Do të shfaqen pesë filma në pesë mbrëmjet, të cilët janë në përputhje me programin e ngjarjes "QRK për Shkupin".

Shkup, 22 korrik 2019 (MIA) – “Kinema në bar” është titulluar edicioni i parë i mbrëmjeve filmike pa pagesë, të cilat prej nesër e deri më 27 korrik do t’i organizojnë Qendra rinore kulturore dhe kinemaja “Milenium” në parkun e QRK-së. Do të shfaqen pesë filma në pesë mbrëmjet, të cilët janë në përputhje me programin e ngjarjes “QRK për Shkupin”.

Nesër në mbrëmje do të shfaqet “Lufta e ftohtë” e Pavel Pavlikovskit, të mërkurën në program është “Dogmen” në regji të Mateo Garone, “Loro” e Paolo Sorentinos është më 25 korrik, “Çlirimi i Shkupit” i Rade Sherbexhijës më 26 korrik, ndërsa të shtunën, 27 korrik, “Kinemaja në bar” do të përfundojë me filmin “Kufiri” i Ali Abazit.

Projeksionet do të fillojnë në orën 21:00, përveç për filmin më 26 korrik, kur do të fillojë në mesnatë.

“Do të sigurohet përkthim në gjuhën maqedonase, juve ju mbetet të siguroni vend për ndjekje me karrige kampuese apo ndonjë batanije të vjetër për t’u ulur në bar”, kumtoi QRK. ab/

Back to top button
Close