0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiKorrespondentë Botë

KE: Rritja ekonomike e Maqedonisë së Veriut me pikëpamje pozitive, të kihet kujdes rreziqet

Analiza vjetore e Komisionit evropian për programe reformuese ekonomike të vendeve kandidate për anëtarësim në BE tregon trende pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe e tërheqë vëmendjen e të gjithë faktorëve ndaj sfidave.

Bruksel, 11 korrik 2019 (MIA) – Analiza vjetore e Komisionit evropian për programe reformuese ekonomike të vendeve kandidate për anëtarësim në BE tregon trende pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe e tërheqë vëmendjen e të gjithë faktorëve ndaj sfidave.

Komisioni evropian konstatoi se rritja ekonomike në vend sërish po merr hov dhe se pikëpamjet janë pozitive.

“Falë eksportit të fuqishëm dhe konsumit të fuqishëm vendor, bruto prodhimi vendor (BPV) është rritur për 2,7 për qind në vitin 2018”, qëndron në raportin vjetor për Programin reformues ekonomik (PRE) të Eurokomisionit.

Pritjet janë se ekonomia do të vazhdojë të rritet prej 3,2 për qind në vitin 2019 deri 5,1 për qind në vitin 2021, para së gjithash falë kërkesës vendore. Megjithatë, paralajmëron Eurokomisioni, rrethanat e jashtme do të mund të përkeqësohen më shumë nga e pritura, me çka vihet në rrezik ky parashikim optimist.

Me atë rast, ekziston rreziku që rritja nga eksporti të rritet më shumë nga e planifikuara për shkak të kërkesës vendore, përderisa, ndërkaq parashikimet për investime mund të sillen në pikëpyetje për shkak të implementimit të dobët të projekteve të planifikuara infrastrukturore dhe impaktit të ulët të mbështetjes së shtuar financiare për investimet private, qëndron në vlerësimin e Komisionit evropian.

Lidhur me stabilizimin fiskal, Komisioni konsideron se disa prej masave mund të mos mjaftojnë në afat të gjatë, para së gjithash për shkak të rreziqeve lidhur me implementimin e tyre.

Komisioni evropian konsideron edhe se nevojitet mbikëqyrje më e madhe ndaj borxhit në rritje të ndërmarrjeve publike, të cilat punojnë jashtë kornizave të regjimit qeveritar fiskal.

Sfidat kyçe, sipas Komisionit, janë stabilizimi i borxhit publik përmes uljes së deficiteve primare, duke ruajtur njëkohësisht rritjen dhe duke nxitur shpenzime kapitale.

Komisioni evropian, mes tjerash, propozon masa për përmirësim të pagesës së të ardhurave dhe uljes së përjashtimeve tatimore, su dhe kornizë më transparente për ndihmën shtetërore dhe reformë plotësuese të sistemit pensional. Njëkohësisht. pushteti ekzekutiv evropian paralajmëron se këto reforma financiare nuk guxojnë të zhvillohen në dëm të investimeve në infrastrukturën publike dhe arsim.

Lidhur me sistemin arsimor, sipas Komisionit, nevojitet reformë e hollësishme në çdo shkallë, përfshirë edhe arsimin joformal, me qëllim të përmirësimit të gjendjeve për kategoritë e ndjeshme, si gratë, bashkësi të caktuara etnike dhe rajone të caktuara të cilat vazhdimisht përballen me nivel të lartë të papunësisë. Vendi ka problem edhe me nivelin e ulët të kualifikimit të punëtorëve, të cilët për atë shkak nuk arrijnë të gjejnë punë dhe gjithnjë e më tepër janë të prirë drejt migrimit.

Sektori joformal, gjithashtu, vazhdon të paraqesë rrezik për ekonominë he për klimën afariste, konsideron Komisioni, sepse ai krijon kushte jo të drejta të konkurrencës dhe i kufizon mundësitë e bizneseve legale që të zhvillohen dhe investojnë në zhvillim, inovacion dhe produktivitet. Përveç kësaj, të ardhurat dhe puna e paparaqitur. Eurokomisioni është i vetëdijshëm se kjo çështje është posaçrisht delikate dhe se do të nevojiten masa të paramenduara me kujdes. ab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close