BallkanBallkan.Portal

Kapitenia e Vlorës shpëtoi nga mbytja një jaht me shtetas serbë

Autoritetet shqiptare kanë shpëtuar gjatë natës 7 shtetas serbë, të cilët ishin duke lundruar në ujërat shqiptare me një jaht me flamur italian.

Vlorë, 14 korrik 2019 (MIA) – Autoritetet shqiptare kanë shpëtuar gjatë natës 7 shtetas serbë, të cilët ishin duke lundruar në ujërat shqiptare me një jaht me flamur italian.

Jahti u lokalizua në veriperëndim të Sazanit, i cili kishte mbetur në det të hapur për shkak të defektit të motorit. Ka qenë policia kufitare, ajo që i është përgjigjur thirrjes për ndihmë.

Sipas burimeve të Top Channel, jahti ‘LAMACOIA’ 23 metra i gjatë, me flamur italian, kishte në bord 7 persona. Fatmirësisht të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pas dhënies së sinjalit ‘SOS’, ishin në pritje të ndihmës nga anija e Rojës Bregdetare.

Në orën 19:35 u nis anija P-116 për në rajonin ku ndodhej mjeti në rrezik dhe u komunikua dhe me jahtin ‘LAMACOIA’ për t’i qetësuar dhe këshilluar që të qëndronin në përgjim me radiot. Në orën 21:00 doli dhe mjeti i GDF nga Durrësi për t’i shkuar për ndihmë jahtit të ndodhur në rrezik. Pas 30 minutash doli edhe mjeti tjetër u GDF nga Radhima.

Në orën 22:10 anija P-116 arriti tek jahti ‘LAMACOIA’ dhe pasi kontaktoi me kapitenin e mjetit ranë dakord për ta rimorkiuar drejt portit të Vlorës.

Në orën 22:20 filloi përgatitja për rimorkimin e mjetit drejt portit të Vlorës. Gjendja e ekuipazhit ishte e mirë dhe operacioni përfundoi me sukses. mb/

Таг
Back to top button
Close