EvropëEvropë.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Kandidatët për eurokomisarë në përbërjen e ardhshme të KE-së

 Shumë vende anëtare të BE-së i emëruan  ose përgatiten t'i emërojnë  kandidatët e tyre për eurokomisarë në përbërjen e ardhshme të Komisionit Evropian.

Bruksel, 18 korrik 2019 (MIA) – Shumë vende anëtare të BE-së i emëruan  ose përgatiten t’i emërojnë  kandidatët e tyre për eurokomisarë në përbërjen e ardhshme të Komisionit Evropian.

Komisioni Evropian  është përbërë nga aq anëtarë sa ka anëtare BE-ja.

Çdo vend e emëron  kandidatin e tij i cili duhet të pranohet nga kryetarja Ursula fon der Lajen,  ndërsa pastaj edhe të miratohet nga  ana e Parlamentit Evropian pas dëgjimit themelor.

Me Ursula fon der Lajen, Gjermania këtë herë e merr karrigen e kryesimit në Komisionin Evropian.

Për Austrinë është nominuar eurokomisari i deritanishëm për zgjerim, Johanes Han. Bullgaria pritet  gjithashtu sërish ta nominojë  eurokomisaren e deritanishme për shoqëri digjitale, Marija Gabriel.

Komisarja evropiane daneze për Konkurencë, Margaret Uestager, gjithashtu  duhet të mbetet në përbërjen e ardhshme,  por edhe të promovohet  nënkryetare e parë.

Për Estoninë është emëruar Kadri Simson, ndërsa Finlanda  e propozoi  ish ministren e Financave Juta Urpilainen.

Nga Hungaria pritet në Bruksel të dërgohet ish ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Viktor Orban, Laslo Troshanji, i cili shfaqi shpresë  ta marrë portfolion e zgjerimit, por sipas shumë burimeve të MIA-s në KE shanset janë të vogla.

Irlanda gjithashtu do të duhej ta mbajë eurokomisarin e njëjtë, Fill Hogan, tani për tani të obliguar për bujqësi, derisa sërish nga Italia pritet të nominohet Xhankarlo Xhorxheti i afërt me ministrin e Punëve të Brendshme Mateo Salvini.

Letonezi Valdis Dombrovskis  do të duhej gjithashtu ta marrë edhe një mandat.

Për Luksemburgun përmendet ish ministri i Punës, Nikollas Shmit, ndërsa Qeveria holandeze e dërgon sërish  nënkryetarin e parë të tanishëm të KE-së, Frans Timermans dhe kandidat për kryetar të Socialdemokratëve  në zgjedhjet e fundit evropiane.

Person i ri duhet të arrijë nga Portugalia, edhe pse ende askush nuk është emëruar zyrtarisht  përmendet emri i Pedro Markesh.

Çekia dhe Sllovakia gjithashtu do t’i nominojnë kandidatët e njëjtë – Vera Jurova, komisare e tanishme e Drejtësisë, dhe Marosh Shevçoviç, përgjegjës për unionin energjetik.

Komisarët të cilët janë nominuar për mandat të dytë nuk mund ta marrin portfolion e njëjtë sikur në  mandatin e kaluar.

Vendimi për sistemim të resorëve i përket  kryetares, edhe pse vendet anëtare mund të sugjerojnë  dhe negociojnë. Dhe , ashtu dihet se Franca, edhe pse ende nuk ka emëruar kandidat, është e interesuar për buxhet, Luksemburgu për Çështje sociale, Sllovakia për politikë rajonale, Hungaria për zgjerim, Irlanda për tregti, ndërsa Italia për konkurencë.

Fon der Lajen gjithashtu u mundua  se gjysma e grave do të jenë komisare, dhe se do t’i hedh poshtë propozimet e vendeve anëtare  përderisa nuk arrihet shkalla prej 50 për qind. sa/

Таг
Back to top button
Close