0_Sport,PortalFutboll

Juventus do ta huazojë Higuanin në Romë

Juventus do t'ia ofrojë Romës sulmuesin e tyre Gonzalo Higuain, shkruan "Korier delo sport".

Torino, 19 korrik 2019 (MIA) – Juventus do t’ia ofrojë Romës sulmuesin e tyre Gonzalo Higuain, shkruan “Korier delo sport”.

Roma për shërbimet e Higuanit do të duhet të paguajë gjashtë milionë euro, ndërsa nëse shprehen të kënaqur nga pjesëmarrjet, mund ta blejnë marrëveshjen e tij për të cilën duhet të paguajnë 27 milionë euro.

Burimi i njëjtë shton se pritet vetëm pranimi i huazimit nga ana e argjentinasit në Romë që marrëveshja mes dy klubeve italiane të zyrtarizohet.

Trajneri i ri i Juves, Mauricio Sari preferon lojtarë teknik të cilët mund të marrin pjesë në krijimin e sulmit, pasi mendohet gjithnjë e më shumë vendosja e Ronaldos në krye të sulmit. fab/

 

 

Back to top button
Close