Lajme nga komunatShkup

Janë pastruar 40 metra kub mbeturina në komunën e Çairit

Në kuadër të aksionit që u realizua në periudhën prej datës 16 deri më 19 korrik të vitit 2019 në komunën e Çairit, ekipet e NP ”Higjiena Komunale”- Shkup kanë larguar dhe transportuan 40 metër kub mbeturina.

Shkup, 20 korrik 2019 (MIA)Në kuadër të aksionit që u realizua në periudhën prej datës 16 deri më 19 korrik të vitit 2019 në komunën e Çairit, ekipet e NP ”Higjiena Komunale”- Shkup kanë pastruar dhe transportuan 40 metër kub mbeturina.

Në katër vende më të frekuentuara të kësaj komune të qytetit u vendosën kontejnerë të posaçëm për mbledhjen e mbeturinave, ku qytetarët kanë hedhur mobiliet e vjetruara, si dhe mbetjen nga pajisjet elektrike dhe elektronike.

Në periudhën e ardhshme NP ”Higjiena Komunale” – Shkup do të realizojë aksione për mbledhjen  mbeturinave të vëllimshme edhe në komunat e tjera të qytetit.

Apelojmë deri te qytetaret që këtë lloj të mbeturinave ta hedhin në kuadër të aksioneve të organizuara, ndërsa për periudhën e ngelur të vitit ta shfrytëzojnë mundësinë që krevatet e vjetruar, dyshekët, elementet sanitare, frigoriferët, televizorët, dhe pajisjet tjera elektrike dhe elektronike, pa pagesë t’i deponojnë në Qendrat për përzgjedhje në Karposh dhe Vardarishte.

Sipas Ligjit për pastërti publike mbeturinat nuk mund të hidhet në sipërfaqe publike. Mjedisin tonë jetësor mund ta ruajmë vetëm nëpërmjet veprimit të ndërgjegjshëm dhe me përgjegjësi me mbeturinat, thonë nga ndërmarrja publike. sn/

Back to top button
Close