0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKD

Janë mbledhur 38 njësi gjak në tre aksione të dhurimit të gjakut në Tetovë gjatë kësaj jave

Në të tre aksionet e dhurimit të gjakut që u organizuan gjatë kësaj jave të punës në Tetovë janë mbledhur 38 njësi gjak. Aksionet u organizuan në ndërtesën e komunës së Zhelinës, të martën ku u mblodhën 19 njësi, ndërsa në hapësirat e Shërbimit për mjekësi transfuziologjike në Spitalin Klinik në Tetovë të mërkurën u mblodhën 10 dhe dje në shkollën e Sllatinës u mblodhën nëntë njësi gjak.

Tetovë, 20 korrik 2019 (MIA) – Në të tre aksionet e dhurimit të gjakut që u organizuan gjatë kësaj jave të punës në Tetovë janë mbledhur 38 njësi gjak. Aksionet u organizuan në ndërtesën e komunës së Zhelinës, të martën ku u mblodhën 19 njësi, ndërsa në hapësirat e Shërbimit për mjekësi transfuziologjike në Spitalin Klinik në Tetovë të mërkurën u mblodhën 10 dhe dje në shkollën e Sllatinës u mblodhën nëntë njësi gjak.

Mjeku Samet Ademi nga Shërbimi për transfuziologji deklaroi se aksioni i dhurimit të gjakut gjatë verës është i nevojshëm sepse nuk punojnë shkollat dhe fakultet, ndërsa nevojë për gjak ka gjithmonë.

Një banorë i fshatit Tenovë të Tetovës mbi 140 herë ka dhuruar gjak dhe është rekorder në Shërbimin për mjekësi transfuziologjike në Tetovë. as/sn/

Back to top button
Close